Pamje arkitekturore e Objekt afarist në Prishtinë (Aktash)

Projekti 03

Prishtinë

Objekt afarist në Prishtinë (Aktash)

Një projekt komercial me arkitekturë të sofistikuar dhe hapësira moderne në zemër të Prishtinës.

Ndërtesa më e re dhe moderne në lagjen Aktash të Prishtinës — Luxury Estate. Jemi krenarë të prezantojmë projektin tonë më të ri, Luxury Estate, një ndërtesë prestigjioze komerciale në Aktash. Me një sipërfaqe prej 1,200 metrash katrorë, kjo ndërtesë ofron arkitekturë të sofistikuar dhe hapësira moderne që përmbushin standardet më të larta.

Ndërtesa është projektuar për të ofruar komoditet maksimal dhe një ambient ekskluziv për biznese të ndryshme. E vendosur në Aktash — një nga zonat me zhvillim më dinamik të Prishtinës — Luxury Estate ofron edhe vendparkim të dedikuar për klientët dhe punonjësit. Nëse kërkoni hapësira zyre, dyqane apo ambiente të tjera komerciale në një nga lagjet më të kërkuara të qytetit, Luxury Estate është zgjidhja ideale.

Përfitoni nga kjo mundësi për të siguruar një vend në këtë ndërtesë unike. Investoni në suksesin tuaj në Aktash — zemra e re komerciale e Prishtinës.

Lokacioni
Prishtinë
Sipërfaqja
1200 m²
Parkimi
10
Katet
P+3